Vepro Sot për të Mbrojtur Lumin Valbona!

Që nga 1 shtatori 2020, kamionët masivë kanë hequr rërën nga 8 km të lumit Valbona, nga zona e Bujanit deri në Gashi. Ata po e bëjnë këtë për të shpërndarë mijëra tonë rërë në hidrocentralin e ri “Brecani ROSP” në Luginën e Gashit, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe zonë e mbrojtur rreptësisht. Ju lutem mbani mend se njerëzit që punojnë në aty thonë se është një projekt Gener 2. Nuk është diçka surprizuese që Brecani punon për Gener 2.

Me aq informata që kemi ne, ata nuk kanë leje për të bërë këtë punë, e cila e ka kthyer ujin blu të Valbonës në ngjyrë gri, duke dëmtuar një pjesë të madhe të lumit.

Ne jemi duke mbledhur sa më shumë njerëz të jetë e mundur për të paraqitur kërkesa për informacion në lidhje me këtë të gjithë në të njëjtën javë.  Ju mund të plotësoni dhe dërgoni edhe njërën nga këto!  Është e thjeshtë dhe e shpejtë – nuk do tju marrë më shumë se gjysëm ore kohë.

Strategjia:

Nëse të gjithë kërkojnë informacion në të njëjtën ditë:

  1. Qeveria duhet të pranojë se kjo është një çështje e rëndësishme, e cila nuk mund të injorohet.
  2. Ata duhet të pranojnë që puna po bëhet pa leje dhe të marrin masa për ta ndaluar atë.
  3. Shumë njerëz që ngrihen së bashku nuk mund të jenë të gjithë në shënjestër të ngacmimeve, kështu që të gjithë janë të sigurt.
  4. Një veprim në shkallë të gjerë do të tërheq vëmendjen e mediave.

Ju mund të lexoni më shumë për strategjinë këtu.

Kjo është hera e pare që ne po përdorim këtë strategji, por ne planifikojmë ta bëjmë këtë më shpesh në të ardhmen.

Çfarë duhet të bëjmë:

Shkarkoni formën e përgatitur për Kërkesë për informacion këtu:

Printojeni.

Në fillim të faqes, plotësoni emrin tuaj, adresën postare, adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit, pastaj vendosni datën dhe nënshkruani atë. Nëse nuk keni email, ndryshoni “Forma qe kerkohet” nga “Elektronike” në “me poste”.

Ju do t’ju nevojitet gjithashtu një kopje e kartës tuaj të identitetit ose një pashaportë.

Tani duhet ta dërgoni në:

a. Nëse dëshironi të dërgoni me email: Skanoni kërkesën dhe identifikimin tuaj. Nëse nuk keni një skaner, mund të përdorni smartphone- in tuaj. Ky aplikacion është i mirë:https://play.google.com/store/apps/details?id=com.simplescan.scanner. Pastaj dërgojeni në adresat më poshtë. Mos e fshini emailin, kjo është prova që ti e ke dërguar kërkesën.

b. Nëse dëshironi të dërgoni me postë: Bëni dy kopje të kërkesën dhe identifikimin tuaj dhe do t’ju duhen zarfe. Kur ta dërgoni në zyrën postare, sigurohuni që ta dërgoni të regjistruar dhe mbani faturën tuaj me numrin e përcjelljes së letrës, pranë kopjes tuaj të letrës. Kjo është prova juaj se e keni dërguar. Ose nëse jeni në Tropojë, mund të vini në zyrën e TOKA dhe ne mund t’ju ndihmojmë.

c. Nëse jeni në Tiranë dhe doni të dorëzoni me dorë, sillni dy kopje kërkesën dhe identifikimin tuaj dhe sigurohuni që të merrni një numër protokolli kur dokumenti të regjistrohet. Mbani një kopje! Kjo kopje me numrin e protokollit të stampuar është prova juaj që e keni dërguar.

d. Ku po e dergoni? Vetëm dërgimi në AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit) është e mjaftueshme. Por nëse ju pëlqen mund t’i dërgoni në të gjitha më poshtë:

I. Agjensia Komëtare e Mjedisit [AKM]

Email:                 info@akm.gov.al
                           Erilda.Hoxha@akm.gov.al
Adresa:               Rruga “Sami Frasheri, Nr. 4, Tirane

II. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit

Email:              fludian.cuka@turizmi.gov.al
Adresa:           Bulevardi Dëshmoret e Kombit, Nr.1, 1001, Tiranë

III. Ministria e Brendshme

E-mail:             Ministria.Brendshme@mb.gov.al
Adresa:           Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë 1000

IV. Inspektoriati i Mjedisit

Email:              info@insq.gov.al

V. Agjensia e Pellgjeve Ujore [AMBU]

Email:              info@ambu.gov.al

VI. Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore [AKBN]

Email:              info@akbn.gov.al
Adresa:           Bulevardi “Bajram Curri” Blloku “Vasil Shanto”, Tiranë

VII. Drejtoria Rajonale e Mjedisit “DRM” – Kukës

Email:               drm.kukes@akm.gov.al
Adresa:            Lagja e Re, prane Drejtorise se Sherbimit Pyjor,Kukes

Kjo eshte! Sigurisht nëse jeni konfuz, mund të na kontaktoni:

Email: catherine@journeytovalbona.com
Tel: 067 30 14 638
FB: @TOKAValbone

Pasi ta keni dërguar kerkesen, rrini ulur dhe kënaquni duke imagjinuar zyrat qeveritare që përplasen përreth, ndërsa vijnë dhjetëra kërkesa, nga i gjithë vendi, duke përfshirë edhe njerëz të famshëm. Ata duhet t’i përgjigjen secilës kërkesë brenda 10 ditëve.

Na tregoni se çfarë ndodh !!!! Sidomos nëse nuk ju përgjigjen për 10 ditë pune. Atëherë duhet të ankoheni te Komisioneri për Informim!

Ne do të jemi vërtet të lumtur të dëgjojmë nga ju, edhe vetëm të dimë që keni dërguar diçka. Nëse dëshironi që ne të kontaktojmë direkt në të ardhmen për fushata të tjera të ngjashme, ju lutemi dërgoni një mesazh te kontaktet e mësipërme. FALEMINDERIT!

Ne do të postojmë të gjitha rezultatet e këtyre veprimeve, në hap të përgjithshëm, këtu në faqen e internetit.