Aktiviteti 1: Trajnimi Komunitetit bazuar ne Turizem dhe Agrikulture

Ky aktivitet ofron një hyrje në konceptet kryesore të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në komunitet dhe bujqësi. Nëse përputhen këto parime, jo vetëm që Tropojanët (dhe komunitetet e tjera rurale) do të jenë në gjendje të realizojnë një fitim më të madh dhe një biznes më të shëndetshëm, por duke bërë kështu do të mbrojnë rajonin edhe për brezat e ardhshëm. Këto ide janë thelbësore për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj, si dhe për marketingun e bujqësisë vendore dhe produkteve artizanale në një treg ndërkombëtar.

Permbajtja e Powerpointeve në Anglisht dhe videove është përgatitiur nga shoqja jonë Hungareze  Györgyi Újszászi nga Vedegylet Egyesulet (Mbroni te Ardhmen) OJQ në Budapest, Hungari.  Ne nuk mund ta falenderojmë atë mjaftueshëm për durimin, pasionin, entuziasmin, dhe humorin e mire.

Programi:

QëndrueshmëriaJo të gjithë zhvillimet janë të mira! Disa projekte ekonomike dëmtojnë mjedisin ose trajtojnë padrejtësisht punëtorët. Disa projekte ekonomike janë krijuar vetëm për të përfituar disa njerëz, dhe nuk e ndihmojnë shoqërinë në tërësi. Këto janë biznese “të paqëndrueshme”, në kuptimin që në një kohë ata do të shkatërrojnë vetë gjërat nga të cilat varen. Por ekziston një alternative!

  1. Qëndrueshmëria: 
    Çfarë do të thotë kjo? Çfarë është një biznes i qëndrueshëm?
  1. SDGs (Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm):
    Cilët janë objektivat e vendosura nga BE për te arritur nje botë të qëndrueshme?

Konceptet Kryesore:  “Qëndrueshmëria”bazohet në disa ide kryesore të cilat tani pranohen ndërkombëtarisht. Është e rëndësishme që t’i kuptojmë këto ide kur duam t’i shesim produktet tona në një audiencë më të madhe.

  1. Biodiversiteti: 
    Ju shpesh do të dëgjoni njerëz të thonë që është e rëndësishme të mbrojmë biodiversitetin, por çfarë është ai? Pse është i rëndësishëm? Si mund ta mbrojmë?
  1. Organika: 
    Ne na pëlqen të themi që gjërat që bëjmë janë “bio” ose “organike”, por a e keni ditur se ne fakt ka rregulla dhe praktika shumë strikte jashtë Shqipërisë për këtë, dhe që ju mund ti ndiqni?
  1. Menaxhimi i Mbeturinave:
    Njerëzit sot krijojnë sasi të mëdha mbeturinash të cilat krijojnë probleme në të gjithë botën. Si mundemi ne të jemi më të përgjegjshëm për këtë, dhe të kujdesemi për mjedisin tone?

Turizmi i Qëndrueshëm: Shumë turistë kanë dëshirë të mbështesin bizneset të cilat kujdesen për mjedisin dhe komunitietin. Bizneset e Turizmit të Qëndrueshëm nuk janë të mira vetëm për zonën, por ato kanë një mënyrë të vecantë për marketing.

  1. Ekoturizmi:
    Çfarë do të thotë për një biznes turizmi të jetë “i qëndrushëm”? Si mund të pajtoheni me standardet ndërkombëtare, dhe t’ia shesni biznesin tuaj turistëve të veçantë?

Agrikultura e Qëndrueshme (‘Fair Trade’):  Ky është një model i ri për zhvillimin ekonomik i cili është shumë i popullarizuar jashtë Shqipërisë, dhe kërkon të lidhë konsumatorët në vendet e pasura drejtpërdrejt me prodhuesit e produkteve organike dhe artizanateve nga komunitetet rurale, në mënyrë që të dy grupet të përfitojnë.

  1. Baza e Fair Trade:
    Çfarë është “Tregëtia e Ndershme”?
  1. Standartet e Fair Trade: 
    Çfarë duhet të bësh që të pranohesh si prodhues i “Tregëtisë së Ndershme”?
  1. Organizata Botërore e Tregëtisë së Ndershme:
    Cilat janë disa nga organizatat që egzistojnë për të promovuar produktet e “Fair Trade”?
  1. Aktorët e Fair Trade:
    Cilet janë hapat e  ndryshëm, bërë nga persona të ndryshëm, për të sjellë një product nga vendi ku është rritur deri tek dyqani ku është shitur? A duhet që të gjithë hapat të jenë 100% të “drejtë” për tregëtim?

Shembuj të Mirë:  Këtu ju mund të shikoni disa shmbuj interesantë të bizneseve të qëndrueshme të cilat janë krijuar në Hungari.

  1. Dyqan Çanta:
    Ky është një dyqan dhe shërbim në Budapest i cili lejon njerëzit e qytetit të blejnë prodhime organike direkt nga fermerët lokalë rreth qytetit. Janë dhënë shumë mendime se si ta lehtësojnë konsumatorët përdorimin e shërbimit. Për më tepër, dyqani organizon trajnime në lidhje me praktikat e qëndrueshme të biznesit.
  1. Gomorszolos:
    Një fshat i vogël (15-20 njerëz) ka organizuar gjithë fshatin të jetë një model i bujqësisë së qëndrueshme. Ata jo vetëm që punojnë së bashku për të promovuar produktet e  tyre organike, por gjithashtu ofrojnë shërbimet për akomodim të personave që janë të interesuar të mësojnë më shumë se si të prodhojnë produkte organike.

Shpresojmë që këto video t’ju japin shumë ide dhe se do të keni pyetje dhe dëshironi t’i diskutoni. Pyetjet e bëra nga njerëz të tjerë mund të shihen në ketë faqe, Kështu që ju mund të shikoni këtu për të parë nëse idetë tuaja janë duke u folur tashmë. Ose dërgoni pyetjet dhe idetë tuaja në: liridonmustafaj@outlook.com

Ne Shpresojmë që shumë njerëz do të jenë të interesuar të flasin se si mund të hapim një “shoqatë” për “Tregëtinë e Ndershme” për prodhuesit e Tropojës, për të fituar të drejtën për të përdorur logon e “fair trade” në produktet lokale dhe se si ne mund të kontaktojmë shpërndarësit Europian të “fair trade”për të shitur direkt produktet lokale te Tropojës.  Ne mund të pyesim gjithashtu edhe se di mund te listojme bizneset e turizmit me organizaten ndërkombëtare te turizmit.

Facebook