Të Shtunën patëm një ditë vërtet të bukur në Bajram Curri me Rudina Hajdarin. Së bashku me miqtë e saj nga Nisma Thurje, kaluam pesë orë duke ecur nëpër qytet, duke u takuar me kaq shumë njerëz dhe duke dëgjuar çfarëdo që njerëzit donin të thoshin. Faleminderit shumë të gjithëve që u ndalën dhe biseduan me ta.
Dhe faleminderit edhe Rudinës dhe miqve të saj. E mrekullueshme të jesh me njerëz që në të vërtetë dëshirojnë të takohen dhe flasin me ne (Tropojanët). Kush dëshiron të na dëgjojë.
Ata gjithashtu morën kohë për të ndaluar në zyrën tonë të TOKA dhe gjashtë persona, përfshirë Rudina, Sako Pano dhe Rezart Prifti, nënshkruan Kërkesat për Informim për të detyruar qeverinë të pranojë atë që po ndodh me lumin Valbona, një hap në mbrojtjen e lumit dhe për të ndaluar shkatërrimin e tij.
Duket si një fillim i ri.